Skip to content

E rëndë, gjendet një foshnje e pajetë në një kosh mbeturinash

Një foshnje e pajetë është gjendur mesditën e sotme në një kosh mbeturinash.

Foshnja është dërguar në morg, ku do të bëhet ekspertimi i trupit për të mësuar shkaqet që i kanë shkaktuar vdekjen.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

“Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën”, njofton policia.