TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetit, ku një 22-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë. “BalkanWeb” mëson se i riu me inicialet J.B., është gjetur nga gjyshja e tij në vaskën e tualetit, fatkeqësisht pa shenja jete. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 08:25 në rrugën “Kongresi Manastirit” në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga hetimet, në trupin e viktimës nuk rezultojnë shenja dhune, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Informacion ParaprakMë datë 08.08.2018, rreth orës 08:25, në rrugën “Kongresi Manastirit”, në tualetin e banesës, në vaskë, është gjetur pa shenja jete nga gjyshja, shtetasi J. B., rreth 22 vjeç.

Nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup. Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.(ed.me/BalkanWeb)

!function(f,b,e,v,n,t,s)
{if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};
if(!f._fbq)f._fbq=n;n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;
n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window, document,’script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘187192692148875’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re