Një aksident  me pasojë vdekje  është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 

Shtetasi me iniciale D.T teksa ka qenë duke drejtuar autojmetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke hyrë në oborrin e një banese.

 

Si pasojë e kësaj, ai ka përplasur 23 vjeçaren e cila ndodhej në oborr.

 

E reja u dërgua menjëherë në spital, ku më pas ndërroi jetë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

 

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re