Skip to content

E rëndë në Tiranë, pacienti i jep fund jetës, hidhet nga ndërtesa e spitalit të “Sanatoriumit”

img 9645 1140x570 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 75-vjeçar ka ndërruar jetë.

75-vjeçari u hodh nga ndërtesa e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe i dha fund jetës. Viktima ishte pacient i spitalit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M. K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.