Një sherr ka ndodhur në një familje në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se një 27-vjeçar i identifikuar si Petrit Avdillari ka plagosur me thikë kunatën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.  

Mësohet se i riu ka qëlluar tre herë me thikë kunatin e tij Denis Zi, i cili është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia po punon për arrestimin e autorit të ngjarjes, i cili pas plagosjes është larguar nga banesa.

Nuk dihen ende motivet e sherrit brenda familjes, por Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re