TIRANE- Ndërron jetë 25-vjeçari që u hodh gjatë natës nga pallati, pasi kishte plagosur gjatë një sherri prindërit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në katin e rrugën “Pabli Naso”, në katin e tretë të një pallati në Tiranë

Mësohet se shtetasi me inicialet B.S., u cua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk mund të mbijetojë. Gjatë përleshjes 25-vjeçari kishte goditur me thikë të atin dhe plagosi të ëmën, e cila kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

NJOFTIMI I POLICISEMë datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve 25-vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re