Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në rrugen “3 Dëshmorët”, ne Yzberisht, ku një djalë 30-vjeç është gjetur i pajetë në banesë.  Mësohet se djali prej 1 muaji jetonte vetëm në shtëpi, ndërsa dyshohet se ishte dhe i sëmurë.

Me herët ai jetonte me të atin, por ky i fundit ka humbur jetën rreth një muaj me parë, pasi kishte qenë sëmurë Trupi i te riut u gjet paraditen e sotme, pasi policia dhe zjarrfikësja shpërtheu deren e banesës së tij, në një pallat në zonë

Policia u njoftua nga banoret e pallatit, pasi kishte nisur të vinte një aromë e keqe në të gjithë pallatin Trupi i tij dyshohet se ishte dekompozuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re