Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën brenda një urbani.

Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e 46-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që policia është duke hetuar në lidhje me shkaqet e ngjarjes.

Vdekja e saj ka shokuar padyshim pasagjerët e tjerë që kanë qenë të pranishëm në mjet, ndërsa nuk  dihet ende nëse viktima ishte e shoqëruar nga ndonjë familjar apo i njohur i saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.03.2022, rreth orës 12:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë shtetasja M. N., 46 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re