Një person i pajetë është gjetur në ujrat e detit në Vlorë.

 

Personi i gjinisë mashkullore është evidentuar fillimisht nga trageti e më pas policia kufitare ka njoftuar kapitenerinë e portit.

 

Trupi është gjetur në mes të dy kalateve të Portit të Vlorës.

 

Nuk dihet ende identiteti dhe shkaqet por nga një vëzhgi i parë trupi duket se i përket një mashkulli rreth të 60-ve.

 

Efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me ambulancën.

 

Trupi pjaetë është nxjerrë nga uji dhë është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re