Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një automjet tip “Fiat” ka përplasur të miturin 10 vjeçar në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë Fier, në fshatin Panaja ku fëmija ka qenë duke kaluar. Shoferi është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

I mituri ndodhet në spitalin e Vlorës aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e shoferit që u largua nga vendngjarja.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re