Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Breg Shkozë të Vorës, ku burri ka qëlluar me sëpatë pas kohe gruan e tij. 72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit. ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budalla, 69 vjeçe. ABC News mëson se gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës. 72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re