Një shqiptar është gjetur i vdekur në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese në Prishtinë.

Mësohet se shqiptari, ende i paidentifikuar është gjetur në bodrumin në Sadik Bekteshi.

“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re