Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lakoni të Greqisë ku një 46-vjeçar shqiptar ka mbytur për vdekje gruan e tij duke I vënë duart në fyt.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë ai debatoi me 36-vjeçaren dhe situata agravoi deri në vrasjen e saj.

Burri njoftoi vetë autoritetet për krimin që kishte kryer

Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja. 36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re