Një 20-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, pasi traktori me të cilin po shkonte për të punuar një ullishte është përmbysur.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë është regjistruar në Megaplatano Atalanti, në Greqi.

I riu që drejtonte traktorin ishte nisur për të punuar ne një fermë me ullinj, por në rrethana ende të paqarta traktori është përmbysur duke i marrë jetën 20-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Raportohet se në vendngjarje mbërriti ambulanca me dy zjarrfikëse, por shqiptari kishte ndërruar jetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko