Një punonjës 44-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim në qytetin e Bajram Currit.

Raportohet se viktima me iniciale A. S., banues në fshatin Gri, ka rënë nga kati i 5-të i objektit ditën e djeshme dhe ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

“Ditën e djeshme, gjatë punës në këtë objekt është rrëzuar nga kati i pestë, shtetasi A. S., 44 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, njofton policia.

Pas ngjarjes është arrestuar drejtues teknik, 40 vjeçari me iniciale M. Ç.,banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Një drejtues teknik është arrestuar pasi akuzohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti për ndërtim pallati, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit.

Ditën e djeshme, gjatë punës në këtë objekt është rrëzuar nga kati i pestë, shtetasi A. S., 44 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re