Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Athinë, ku një shqiptare e cila punonte si punonjëse pastrimi, është përdhunuar nga një shtetas bullgar.

Bullgari e ka tërhequr punonjësen me forcë drejt dhomës ku po qëndronte. Kjo e fundit ka arritur të dalë dhe të kërkojë ndihmë në ballkonin e hotelit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shtetasin bullgar.

Sipas mediave të huaja, mësohet se pastruesja shqiptare 51 vjeçare kishte shkuar në dhomën e shtetasit 35 vjeçar bullgar për të pastruar, ndërsa ky i fundit kishte vepruar ndryshe duke e mbajtur për orë të tëra të mbyllur brenda, deri në mbërritjen e policisë ku u bë i mundur lirimi i punonjëses.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe shumë banorë dhe aktivistë të cilët protestuan dje rreth orës 19:30 për të mbështetur gruan shqiptare. Ndërsa vlen të thuhet se të gjitha këto ndodhën në një kohë kur vrasja e 20-vjeçares Caroline nga burri i saj mbetet në lajme dhe ndërsa po zhvillohen demonstrata kundër vrasjeve të grave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re