Një 43 vjeçar ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (14 shtator) në Roskovec.
Ka qenë shtetasi S.B., 43 vjeç, banues në Berat, i cili po kryente punime në banesën e një personi në fshatin Suk të Roskovecit.
Pas kontaktit me rrymën elektrike, 43 vjeçari është dërguar menjëherë në qendrën spitalore të Roskovecit, por pa shenja jete.
Sakaq, uniformat blu, kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E.K., pronari i banesës në të cilën po kryheshin punimet nga viktima, për veprime hetimore.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në qëndrën shëndetsore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
