Një shqiptar është vrarë nga bashkatdhetari i tij në Greqi. Sipas informacioneve paraprake që japin mediat në vendin fqinj, 35-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është vrarë në sy të familjes pas një sherri në një kamp romësh në Pelasgia Fthiotida.

Autori 40-vjeçar e akuzonte viktimën se i kishte vjedhur drutë dhe në gjaknxehtësi e sipër e ka goditur me kazmë duke e lënë të vdekur në vend. Policia greke ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat si dhe për të shmangur hakmarrjen nga ana e familjarëve të viktimës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re