Një incident i rëndë është shënuar pak momente para mesnatës së të martës në Fushë-Krujë, teksa një pikë grumbullimi gomash të përdorura është përfshirë nga flakët në afërsi të Stacionit të Trenit në këtë qytet.

Sipas informacioneve të disponueshme, janë djegur me mijëra goma makinash dhe zjarri ka qenë i frikshëm, pasi rrezikonte edhe banesat përreth.

Për shuarjen e flakëve, janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës dhe një autubot i një firme private.

Po ashtu, është kërkuar ndihmë nga Tirana e Durrësi, por edhe rrethet e tjera.

Situata është kritike, pasi rrezikohet shpërthimi i një kabine elektrike që është shumë pranë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re