Skip to content

E rëndë tek Infektivi/ Ndërron jetë nga Covid gruaja shtatzënë

Një grua shtatzenë i është shtuar listës se personave që fatkeqësisht kanë humbur jetën nga pasojat e Covid 19 në Shqiperi.

Burime për Vizion Plus bëjne me dije se gruaja që ka gjetur vdekjen është një 33-vjecare nga Lezha.

Ajo ishte prej pak ditësh në terapi intensive në spitalin Intensiv.

Gruaja ishte 4 muajshe shtatzene.

Nuk dihet nëse ajo ka pasur problem të tjerë të theksuara shëndetesore apo jo.