Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vdekjen misterioze të 13-vjeçares shqiptare (do të bënte 14 vjeç për pak ditë) e cila ra nga kati i 7 i pallatit ku banonte.
Motra e madhe e 13-vjeçares është e bindur se Aurora nuk ka bërë vetëvrasje, por pretendon se është hedhur nga tarraca e pallatit nga ish i dashuri i saj 15-vjeç.
Ai dyshohet se e ka rrahur dhe e ka hedhur poshtë, duke e bërë atë të bjerë shtatë kate.
Në rrjetet e saj sociale, motra e viktimës shkruan se nuk do të heshtë kurrë dhe se vrasësit duhet të shkojnë në burg,
M.S, 15 vjeç, ish-i dashuri i Aurorës, është nën hetim për vrasje me dashje, por vazhdon të deklarohet i pafajshëm dhe u thotë hetuesve se ishte një vetëvrasje.
Por motra e madhe e viktimës e kundërshton atë: “Ai kishte vënë tashmë duart mbi të: ka pamje të bisedave në të cilat Aurora shkruante se kishte frikë prej tij“. 13-vjeçarja e quante atë ‘të papjekur’ dhe ‘të çmendur’.
Sipas motrës së Aurorës, ai “e rrahu, e tërhoqi zvarrë në katin e shtatë dhe e hodhi poshtë. Pas kësaj ai shkoi në lokalin poshtë, lau duart dhe thirri 118 duke thënë se ajo kishte bërë vetëvrasje”.
Ajo tha për La Stampa se M.S., shkoi në shkollë dhe në shtëpinë e tyre për ta takuar, edhe pa qenë i ftuar. Ajo raporton se i ka rrëmbyer celularin nga xhelozia dhe tregon edhe për një shuplakë.