Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë.

I riu mbeti i plagosur me plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 5 të qytetit juglindor, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur 30-vjeçari Igli Qani, i cili rezulton person me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve të siguruara nga grupi hetimor, mësohet se të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugicat e kësaj lagjeje, ndërsa ndaj 30-vjeçarit fillimisht është ushtruar dhunë fizike.

30-vjeçari Igli Qani ka munduar të largohet nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar autorit, por ky i fundit e ka ndjekur, duke e qëlluar dhe plagosur në këmbë.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje është sinjalizuar edhe policia, e cila nuk ka mundur të kapë autorin, pasi ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re