Familjarët e Kleviol Ahmetajt, i njohur ndryshe dhe si Cllevio, kanë dërguar një denoncim në redaksinë e Fax News, ku thonë se djali i tyre po mbahet në kushte mizerabël në burgun e Fierit.

Sipas tyre, Cllevio ka katër ditë me të vjella, dhe refuzon që të hajë ushqim, dhe të marrë medikamentet e nevojshme, për kurimin e traumave pasi u dhunua fizikisht nga Noizy, babai i tij, dhe miq të tjerë të rreperit.

Ahmetaj u arrestua pas sherrit, pasi sipas policisë kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë. Fillimisht u tha se gjykata e kishte lënë sërish në të njëjtën masë sigurie, por familjarët e tij e mohojnë këtë fakt.

“Kleviol Ahmetaj me emrin Artistik Cllevio po keqtrajtohet ne paraburgim te Fierit. I burgosuri eshte me te vjella ne greve urie per rreth 4 dite dhe nuk i jepet asnje mjekim. Cdo gje eshte faktuar ne regjistrin e burgut.

Dhoma ne te cilen qendron Cllevio eshte ne kushte mizerabel. Asnje trajtim shendetsor ne gjendjen ne te cilen ndodhet Kleviol Ahmetaj  nuk i jepet mundesia te ankohet ne asnje institucion. 

SH.K.B Ministri i Drejtesise Gjykata e Krimeve te Renda duhet te nderhyje menjehere ne lidhje me kete ç’eshtje”, thuhet në mesazhin e familjarëve të tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re