Skip to content

E rrallë/ Daja kryebashkiak me LSI-në i dorëzon bashkinë nipit të tij socialist

Një rast i rrallë ka ndodhur sot, kur në Bashkinë e Bulqizës
kryebashkiaku i cili e la detyrën, Melaim Damzi nga radhët e LSI, i
dorëzoi detyrën nipit të tij Lefter Allës nga radhët e PS-së i cili
fitoi në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Dajë e nip shtrënguan duart, ndërkohë që Damzi i ka vendosur shiritin e kryebashkiakut nipit të tij Lefter Allës.

Kryebashkiaku i sapoemëruar pas betimit ka deklaruar se në mandatin e
tij do të jetë sa më  transparent dhe se do të mbajë të gjitha
premtimet e tij të bëra gjatë fushatës.