Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, datën 6 prill të 2018-tës do ta kujtoi përherë. Arsyeja është se pasi ka falur namazin e sabahut, mbi veturën e tij  ka gjeur një pako e që për fat të keq nuk ka qenë e thatë, por brenda saj ka gjetur një foshnjë të braktisur.

Rastin e ka konfirmuar vetë imami Dreshaj duke thënë se pakon me foshnjën e gjeti mbi veturë pranë xhamisë.

“Sot,pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë,kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit,e gjeta një paketë mbi kerrin(veturen)tim. Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije(qebe). Pastaj menjeher i kam thirrë policinë dhe pak më shumë se 20 minuta vonesë,ka ardhë një veturë e policisë,bashkë me autoambulancën dhe e kanë marrë foshnjën. Allahu na ruajt nga dënimi i dhimbshëm që mund të na kaploj edhe neve si shoqëri per shkak të gjynaheve që po perhapen në shoqërinë tonë. E lusim Allahun që ky rast të na vetëdijeson që ti kthehemi rrugës së Zotit dhe të na e përmirësojë gjendjen tone”, shkruan Dreshaj në Facebook.

Ndërkohë policia ende nuk ka dale me një njoftim për rastin në fjalë, për të dhënë infromata nëse ka ndonjë person të dyshuar që ka braktisur foshnjën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re