Pjesë të mëdha të Arabisë Saudite janë mbuluar nga dëbora ditën e premte, veçanërisht në rajonet veriperëndimore si malet e Dahr. Video me reshjet e borës u bënë virale në mediat sociale.

Temperaturat ranë nën 0 gradë Celsius në disa pjesë, ndërsa zyra e meteorologjisë së Arabisë Saudite u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në ambiente të ngrohta dhe të shmangin zonat e izoluara.

Autoriteti i Përgjithshëm i Meteorologjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit parashikoi gjithashtu reshje të dëndura shiu dhe bubullima mbi disa qytete

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re