Një ngjarje e rrallë në futbollin modern. Tifozët e ekipit gjerman St. Pauli janë bërë bashkëpronarë të stadiumit të tyre, duke mbledhur plot 29 milionë euro për blerjen e shumicës së aksioneve të ‘Millerntor-Stadion‘.

Sipas njoftimit të klubit të Bundesligës, më shumë se 22 mijë tifozë morën pjesë në këtë nismë historike, duke investuar përmes ofertës së aksioneve të dedikuara.

Zemra e klubit tani zyrtarisht i përket komunitetit tonë. Ky është një hap vendimtar për të garantuar që ‘Millerntor’ të mbetet përgjithmonë në duart e tifozëve tanë”, thotë klubi gjerman në një deklaratë zyrtare.

Presidenti i klubit, Oke Göttlich, e cilësoi këtë si “dëshminë më të fortë se një model tjetër futbolli dhe financimi është i mundur”.

Ai shtoi se përmes këtij bashkëpunimi, St. Pauli po promovon një mënyrë më të qëndrueshme dhe përfshirëse të menaxhimit në futbollin profesional.

Çdo tifoz investues shpenzoi 850 euro për aksion, nga të cilat 100 euro shkuan për tarifa dhe kontribute. Përveç pjesëmarrjes në pronësinë e stadiumit, tifozët u futën në një short për çmime speciale, përfshirë një darkë me kapitenin Jackson Irvine, paketa VIP dhe fanela të firmosura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re