Një modele u mërzit kur sigurimi në Festivalin e Filmit në Kanë u përpoq ta ndalonte të çapitej me fustanin e saj super të gjatë që përmbante një imazh të Jezu Krishtit. Edhe pse nuk dihet shkaku i debatit, besohet se sigurimi nuk ka dashur të shkaktojë asnjë polemikë fetare.

 

Modelja me këtë palo fustan pozoi në tapetin e kuq gjatë mbërritjeve për shfaqjen e filmit jashtë konkurrencës “Le Comte de Monte-Cristo” në festivalin e filmit të mërkurën mbrëma.

Në pamjet e publikuara, modelja duket e shqetësuar teksa sigurimi i Festivalit tenton t’i fshehë bishtin e fustanit, ndërsa ajo ka reaguar ashpër teksa duket se tenton ta heqë nga tapeti i kuq.

Ndodh kjo pra në zemër të të ashtuquajturës Europë e krishterë, në fakt në një vend ku u themelua ateizmi me Revolucion Borgjez.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re