Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një gjest në kundërshtim me ligjin për t’i dëshmuar Ilir Metës se është ende besniku i tij.

Pasi ka marrë akuza për tradhëti dhe SMS me gjuhë, Maliqi sot ka bërë hapin për ta bindur Metën se këtë herë nuk do ta zhgënjejë.

Ai ka votuar kundër shkarkimit të presidentit ku ka zgjedhur ta fotografojë votën në mënyrë për t’ja treguar kreut të shtetit si provë dhe garanci bashkëpunimi.

Le të shpresojmë se kjo sakrificë do t’i vlejë Maliqit për diçka.

Ndërkohë, nga ana tjetër kanë qenë 104 deputetë që kanë votuar pro raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar, për shkarkimin e presidentit. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re