Jemi mësuar ti shikojmë gjithnjë shpesh si në jetë ashtu edhe në skenë, por në kushte karantine ndonëse fqinj, Mariola dhe Jurgen Kaçani (motër e vëlla), nuk shihen prej një kohe të gjatë. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Mariola u shfaq e përlotur teksa u shpreh se e kishte marrë malli për mbesën, por në lidhje paralele vëllai i saj Jurgeni, e suprizoi live.

“Unë në rradhë të parë do takoj njëherë mbesën, se më ka marrë malli, nuk di se sa. Nuk e mendoja kurrë që, nuk e di, më ka marrë shumë malli. Për Jurgenin sigurisht, për Festimen. Po për mbesën më ka marrë shumë. Edhe i lutem përditë të vijë pak, edhe më thotë “hajde shihe te dera dhe ik. Po për ça e dua ta shoh, dua ta puth ta përqafoj” – tha Maariola.

Mjaftuan këto fjalë që Jurgeni të nxirrte vogëlushen në kamerë, për të surprizuar motrën e tij Mariolën. “Ja meqë e doje mbesën. Mariola ka dalë mbesa, po të shikon po ta bën me dorë”- bëri thirrje Jurgeni.

Dy këngëtarët, motër e vëlla,treguan më tepër si shfrytëzojnë kohën e lirë. Mariola shpreh se nuk ka hequr dorë nga ushtrimet fizike, ndërkohë që Jurgeni, i sapo bërë baba, po kalon kohën e dëshiruar me të voglën. Artistët e familjes Kaçani gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. Sipas Jurgenit, shumë prindër po i nxjerrin fëmijët jashtë për të shijuar ditët me diell, në vend që të gjejmë mënyra alternative për t’u argëtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re