Skip to content

E shkarkuan nga detyra pasi përfundoi në spital prej presioneve, prokurori Karanxha humb durimin në seancë, ndërhyn dhe garda…

Prokurori Ervin Karanxha nuk e priti aspak mirë shkarkimin e tij nga ana e KPK-së.

Në seancën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka pasur debate dhe avokatët e tij janë nxjerrë jashtë nga efektivët e Gardës së Republikës.

Seanca e parë dëgjimore në KPK u shty nga prokurori Karanxha për arsye shëndetësore.

Prokurori me gjithë avokatët janë paraqitur në seancë, për të cilën pretendonin se do të ishte dëgjimore dhe jo për shpalljen e vendimit nga KPK.

Kjo gjë ka sjellë debate dhe për këtë arsye avokatët janë nxjerrë jashtë, ndërsa më pas trupa gjykuese ka shpallur vendimin duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

/faxweb