Ish deputeti i PS, Kastriot Islami ka reaguar pasi efektivët e shoqëruan në polici për mosmbajtjen e maskës. Në një reagim publik, Islami thotë se po bënte ecjen me veshje sportive dhe akuzon Ramën se e ndaloi dhe me forcë e izoloi në komisariat për 1 orë e gjysmë.

Ndonëse u prezantua si figurë publike, thekson se përdorën forcë ndaj tij. Islami shton se për këtë çështje mund të flasë gjatë ditëve në vijim.

“Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe”, shkruan Islami.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re