Një 79 vjeçar nga Alberta e Kanadasë ka kryer një gjest mbresëlënës dhe pas vetes tashmë ka shumë ‘fansa’.

Burri u paraqit me një parukeri për të mësuar atje sesi të rregullojë flokët dhe makeup-in. Gjithçka për të shoqen, me të cilën ka 50 vite martesë.

Për shkak të degradimit të shikimit të shoqes së tij, ky i moshuar ka vendosur të ‘shkollojë’ veten, në mënyrë që të mund të rregullojë flokët e pamjen e jashtme të bashkëshortes.

Në fotot e bëra virale në rrjetin social, burri shihet teksa mëson me një parukiere, sesi të krehë flokët tek një manekin dhe sesi të përdorë po ashtu pjastrën.

“Na kërkoi po ashtu dhe sesi të përdorë maskat e fytyrës, sepse sipas tij e shoqja e kishte të vështirë t’i vendoste. Qëndroi rreth një orë duke mësuar po ashtu dhe sesi të bënte kaçurrelat përmes pjastrës”-tha drejtuesja e qendrës estetike e parukerisë.

This lovely gentleman came in today to learn how to curl his wife’s hair. His wife is unable to curl her own hair and…

Posted by Hair Design By Britney on Thursday, 22 April 2021

79 vjeçari ka ardhur disa herë atje, e njëherë po ashtu dhe nën shoqërinë e të shoqes.

“Na falenderoi për ndihmën që i dhamë. Flokët e të shoqes dukeshin shumë mirë”-tha drejtuesja e qendrës.