Blogerja e ushqimit Adeola Lumshi na tregon se si të bëjmë një krep të ëmbël kalorik për personat që merren me aktivitet sportiv.

Përbërësit që na duhen:

bukë tosti

gjalpë kikiriku

mjaltë

arra

banane

Përgatitja:

Thekim bukën ne tostiere dhe e lyejmë me gjalpë kikiriku, vetëm një fetë se gjalpi i kikirikut ka shumë kalori. Bananet i qërojmë dhe i presim, i kalojmë me gjalpë dhe mjaltë në tigan.

Bananet e karamelizuar i hedhim sipër tostit me gjithë lëngun që ka lëshuar mjalti. Do i shtojmë dhe arra të grira, por mund t’i shtojmë dhe sheqer pudër.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re