E shtuna e aksidenteve në Fier.  Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në vendin e quajtur “ Ura e Bacinozit” në aksin Fier- Seman.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, ndërsa informacionet paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është plagosur dhe është dërguar urgjentisht drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Lexo edhe :Related Posts

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.

Ndërkohë që më herët u regjistrua një tjetër aksident në fshatit Portëz i Fierit, ku përplasja e fortë bëri që dy automjete të përfundojne në një kanal anës rrugës. Për pasojë një prej shoferëve mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Më herët një tjetër aksident u regjestrua në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë të plagosur dy drejtuesit, të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit rajonal.

Ndërkohë gjatë paradites u shënua edhe një aksident tjetër. Një automjet i tipit “BMW” i ka ndërprerë rrugën  një furgoni mallrash, teksa ka qenë duke dalë nga një biznes në anë të rrugës në aksin Fiershegan – Lushnjë, pranë fshatit Barbullinje.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re