Një vajzë veçse 3 vjeçe humbi jetën tragjikish këtë të mërkurë në spitalin e Elbasanit pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.

Siç raportuan autoritetet, e mitura është dërguar në spitalin e qytetit në orët e para të mëngjesit, në gjendje të rënduar. Pas disa orësh, 3 vjeçarja është shuar.

Ndërkohë për median ka folur babai i të miturës, i cili tregoi se e bija është vizituar disa ditë më parë tek mjeku. Ky i fundit i ka komunikuar të atit se vajza është e prekur nga një virozë dhe i ka dhënë disa barna. Por 8-9 ditë më vonë, shëndeti i të miturës është përkeqësuar ndjeshëm, çka ka bërë që i ati ta sjellë në spital.

“Vajza nuk ishte sëmurë asnjëherë. Para një jave u sëmur. E sollëm për vizitë para dy tre ditësh në spital. Doktori na tha është virozë. Morën një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje goca u bë keq, iu nxi buza. E çova në spital dhe aty mori dy bidonë me serum… e aty goca vdiq… Kishte 8-9 ditë sëmurë. Nuk ishte në këtë gjendje. U bë keq dhe e solla për vizitë. Doktori më tha virozë. Nuk e kuptoj as vetë se si ndodhi kjo.”, tha i ati i të ndjerës.

Reagimi i policisë

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasja e mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re