Ervin Salianji: 

Të flasin për kushtetutë kolegët që kemi përballë dhe që ia ka marrë Kushtetuesja dhe ia ka hedhur në kosh vendimmarrjen, duke e shfuqizuar vendimin e këtij këshilli dhe që Kushtetuesja vlerëson se në rastin konkret kuvendi duht të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe jo ta bllokonte është pak e tepërt.

Që ta kuptojnë njerëzit, ju e keni mbajtur peng kur ne ishim këtu, për muaj me radhë shqyrtimin e kërkesën. E keni shtyrë për të bërë atë që keni zanat të bëni.

Këtu nuk janë të gjithë barabartë para ligjit, këtu kush është përfaqësues i PS është më i barabarta para ligjit.

Thelbi i kësaj është grusht shteti. Grushti i shtetit nuk është vetëm me armë, është edhe brenda institucioneve.

Jua ka thënë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. E keni bërë aq baltë që edhe kryetarja e Kushtetueses, ju thotë që është e pamendueshme që kuvendi apo cdo institucion të gjykojë vendimet e gjykatës.

Mbaroi mandati. Ndërkohë që ju e sorollatët dhe e sollët rrotull duke shkelur edhe Kushtetutën, do ta cojmë ne këtë raport në seancë, pastaj Kuvendi do t’ia Kushtetueses, erdhën zgjedhjet mbaroi mandati, ca efekti ka ligji këtu.

Ështe rasti i disatë që PS bëhet mburojë e paligjshmërisë dhe i trajton deputetët e vet, sikur të jenë të paprekshëm nga ligji.

Ndërkohë që propagandoni që ju jeni njerëzit që zbatoni vendimet e gjykatave, që ju jeni partia që po i jepni bonuse drejtësisë, por në të vërtetë ju jeni partia që po i bëni bllokadë diku e përdorur drejtisinë dhe institucione të tjera për të treguar  që në këtë vend nuk ka barazi para ligjit.

Ju tani do ta miratoni raportin, se s’keni cfarë bëni, ndërkohë që mandati ka përfunduar dhe drejtësi nuk ka.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re