Skip to content

E strehonte në banesë një 50-vjeçare ukrainase, arrestohet në Athinë drejtuesi i ‘Agimit të Artë’ Kristo Papa

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në Greqi, Kristo Papa, drejtuesi kryesor i Agimit të Artë. Arrestimi i tij u bë në një apartament në lagjen ‘Zografu’ të Athinës.

Papa kërkohej nga policia greke që prej muajit tetor 2020, nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Me arrestimin e tij mbyllet i gjithe cikli i Agimit të Artë, ku të gjithë drejtuesit tashmë ndodhen në burg.

Mediat greke shkruajnë se atë e strehonte një 50 vjeçare ukrainase, e cila kishte marrë më parë edhe shtetesinë greke.

Papa është transferuar dhe ndodhet në qelitë e policisë se përgjithshme në GADA.

/faxweb