Prokuroria Themelore Publike – Gostivar lëshoi urdhër për kryerjen e një procedure hetimi kundër një personi të moshës 18 vjeç, për shkak të dyshimit se ai ka kryer krimin – Incest sipas nenit 194 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Po si ndodhi ngjarja e rëndë?

Sipas mediave vendase, i dyshuari më 15 korrik, rreth orës 14:30 minuta kishte marrëdhënie seksuale me një të afërm të tij (farefis), që ndërkohë ishte fëmijë 12 vjeç. I dyshuari e takoi viktimën në rrugë dhe me mashtrime dhe gënjeshtra e drejtoi atë që të lëvizte në një dyqan aty pranë. Gjatë rrugës, afër stadiumit ai filloi ta tërhiqte për dore viktimën dhe e çoi me forcë në tualetet e ndërtesës, ku ndërmori veprime me të cilat kreu krimin.

Ja sa rrezikon të dënohet:

Për shkak të peshës së veprës penale për të cilin parashikohet një dënim me burg prej së paku 10 vjet, si dhe rrethanave që tregojnë rrezikun e arratisjes, frika se i dyshuari do të pengojë procedurën penale duke ndikuar ndaj dëshmitarëve, si dhe rrethana të veçanta që justifikojnë nga frika e përsëritjes së krimit, prokuroria paraqiti në gjykatën kompetente propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re