Bashkia e Pukës bëhet e para në rang vendi që e bën të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë punonjësit e administratës. Ka qenë kryebashkiaku Gjon Gjonaj ai që ka deklaruar vendimin, pak ditë pas paralajmërimit që bëri nga Tirana kryeministri i vendit Edi Rama.

Gjonaj tha se të gjithë punonjësit duhet të vaksinohen, në të kundërt duhet të paraqesin një test çdo javë.

“Ne kemi vendosur që e gjithë administrata shtetërore duhet të vaksinohet, dhe e dyta, kemi vendosur që të gjithë ata që nuk do të vaksinohen, e kanë për detyrë të prerë që të bëjnë tamponin ditën e hënë të çdo jave.

Në këto kushte ne do ri rikthehemi një pune për dizinfektimit të ambienteve, që kanë të bëjnë me shërbimet e qytetarëve. Masa e tamponimit është dhe e bezdisshme dhe e kushtueshme. Apeli im ndaj qytetarëve, duhet të jemi më të përgjegjshëm ndaj familjeve dhe shoqërisë sonë”, tha Gjonaj.

Kryebashkiaku i Krujës tha se në të gjithë qytetin do të nisë provesi i dizinfektimit të rrugëve dhe vendeve më të aksesueshme nga qytetarët, ku ata marrin shërbimet gjatë ditëve.

Pak ditë më parë kryeminsitri Edi Rama deklaroi se të gjithë punonjësit e administratës duhet të jenë të vaksinuar, ndërkohë që më herët ky proces u bë i detyrueshëm dhe për personelin mjekësor, mësuesit dhe studentët në të gjithë vendin.

Edi Rama bën të detyrueshme vaksinën edhe për administratën: Masat tona janë të buta, nuk po marrim njeri me forcë, ama kush nuk do, nuk hyn në auditore dhe ambiente publike

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re