Data e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të shtyhet përsëri, sepse Parlamenti do të refuzojë përpjekjen e Johnson për të lidhur një marrëveshje të re me BE – tha kreu i Partisë Brexit, Nigel Farage.

Farage, drejtuesi i fushatës Brexit, tha se largimi nga BE në 31 tetor tani ishte në dyshim, sepse, elita politike në Londër po pajtohen me BE për të mashtruar vullnetin e votuesve të cilët, në një referendum në vitin 2016, vendosën të largohen nga BE.

Farage tha se Britania po sundohet nga ndarja më e mëdha që nga Lufta Civile Angleze e Shekullit 17, dhe se Johnson po rrezikon shkatërrimin e Partisë Konservatore, pasi sipas tij po dëshiron të rigjallërojë një marrëveshje të dështuar me BE nga paraardhësja i saj Therese May.

“Marrëveshja nuk do të kalojë”, tha Farage në një intervistë për Reuters.

“Pra, ne nuk do të dalim më 31 tetor dhe atëherë do të jemi vërtet në ujëra të turbullta. Nëse parlamenti do të vendosë një referendum të ri apo do të kemi zgjedhje, unë në të vërtetë nuk e di”, theksoi ithtari i Brexit, Nigel Farage.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re