Abaz Doku nuk ka të regjistruar në veprimet e tij kriminale vetëm rastin e abuzimit seksual me 15 vjeçaren, rast që u zbulua pas denoncimit të familjes së saj. Janë edhe shumë raste të tjera abuzimi, për të cilat tashmë kanë nisur hetimet.

Pas arrestimit të 4 personave për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, dhe faktit që vajza ka identifikuar identitetin e 2 vajzave të tjera, një tjetër ngjarje e rëndë është zbuluar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Në 25 tetor të vitit 2018 është referuar në polici një tjetër çështje e abuzimit seksual ndaj një të miture. Vajza në klasën e 8-të është shantazhuar mes fotove nga dy shokët e klasës së saj. Psikologia e kësaj shkolle ka konstatuar gjendjen e vajzës dhe ka disponuar një rrëfim që vajza ishte shantazhuar e më tej ishte abuzuar sipas saj.

Për këtë skandal janë vendosur në dijeni edhe organet policore. Djali i dyshuar është vendosur në hetim në atë kohë,  por historia ka vazhduar deri në vitin 2019. Për këtë rast është vënë në dijeni edhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve, e cila nuk ka pasur asnjë reagim.

Rikujtojmë se Abaz Doku, ish-roja i shkollës nën akuzë për abuzimin e një nxënëseje u përball me gjykatën dhe me prokurorinë që e dyshon se gjatë një viti ka abuzuar me minorenen nga koha kur ajo ishte 14-vjeçe.

Veç kësaj ish-roja dyshohet se ka shtyrë një të mitur të bëjë të njëjtën gjë. I mituri është i dyshuar së bashku me të rinj të tjerë që e shantazhuan vajzën me video dhe fotografi. Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 4 autorët e një ngjarje të rëndë, tre prej të cilëve të mitur dhe që të gjithë të njohur me familjarët e vajzës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re