Një ngjarje e trishtë ka ndodhur këtë të dielë në një fshat të Kavajës. Një 59 vjeçar ka humbur jetën teksa përpiqej të shuante flakët në një sipërfaqe toke, në fshatin Sterbeg, e cila ishte në pronësi të tij.

59 vjeçari ka tentuar t’i shuajë flakët me mjete rrethanore, por gjatë tentativës është asfikuar e ka humbur jetën

Ja çfarë njoftuan autoritetet policore:

Kavajë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh.

Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re