Skip to content

E trishtë/ Bie nga dritarja teksa po punonte, ndërron jetë 34-vjeçari

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur për një shqiptar në Itali. Mësohet se një 34-vjeçar ka rënë nga dritarja ndërkohë që punonte në katin e dytë të një ndërtese.

Përplasja në tokë i ka marrë jetën menjëherë punëtorit shqiptar, pasi kur kanë shkuar mjekët nuk kanë pasur asgjë për të bërë. Policia ka nisur hetimet për incidentin.

Pritet që të sqarohet nëse punonjësi ishte i siguruar në momentin e incidentit.

/faxweb