Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Kavajës, ku një 22-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete nga familjarët. 22-vjeçari është gjetuar i vdekur në tualet, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Dyshimet e para lidhen me një atak në zemër teksa ishte duke bërë dush.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e Durrësit për të mësuar shkaqet e vdekjes së 22- vjeçarit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re