Skip to content

E trishtë/ Humb jetën eksperti i ekonomisë dhe bashkëshorti i gazetares së njohur

Hekuran Vladi është ndarë nga jeta këtë të shtunë, ndërsa miq e shokë të tij kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale. Madje shumë nuk e kanë besuar lajmin, nisur nga energjia pozitive e Hekuran Vladit, ekspertit të ekonomisë dhe bashkëshortit të gazetares Elisabeta Ilnica.

Vladi ka punuar në disa institucione të shtetit shqiptar dhe madje ka mbajtur për disa kohë edhe detyrën e drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Analist në fushën ekonomike dhe një zë i fuqishëm në mendimin e tij për zhvillimet ekonomike në vend, Vladi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rënd, nga e cila nuk mundi të fitojë, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Ai la pas bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndërsa ceremonia e varrimit, në kushte të detyruara do të kryhet vetëm nga pak familjarë. Por, të afërmit thonë se pasi të kalojë kjo gjendje do të zhvillojnë ceremoninë, sipas traditave shqiptare e sidomos zonës së Lurës, zonë prej nga vinte edhe vetë Vladi.