Xhuliana Seferi e cila ushtronte profesionin e infermieres në Poliklinikën e Lushnjes ka humbur jetën në moshën 29 vjeçare.

 

Lajmji i trishtë është bërë i ditur nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë, të cilët vlerësojnë të vajzën e re për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.

 

Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë  Xhuliana Seferi.

 

Znj. Seferi lindi në 30 Tetor 1993 në qytetin e Lushnjes.

 

Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami.

 

Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje.

 

Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën  e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.

 

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re