Një polic i Bashkisë së Tiranës ka humbur jetën në moshë të re. Sipas njoftimit të kolegëve të tij në facebook, policia vuante nga një sëmundje e rëndë.
Në njoftim thuhet: Policia Bashkiake Tiranë, me keqardhje dhe pikëllim të thellë, mori sot lajmin e trishtë, për ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, të efektivit shembullor Besfort Dajçi. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt.
Policia për një kohë të gjatë ndodhej nën kujdesin e mjekëve, ndërsa lajmi i trishtë është dhënë vetëm sot në mesditë, kur fryma e tij ndali.
Miqtë dhe kolegët kanë ngushëlluar familjen e të riut, të cilin e kanë vlerësuar për kontributin e çmuar në ngritjen e Policisë Bashkiake dhe shërbimin tejet profesional në radhët e saj.