Dy vajza të mitura kanë vdekur pasi u hodhën nga një kullë e lartë apartamentesh, pas raportimeve se ishin bashkuar në një “grup vdekjeje” online, në dukje me tematikë nga Harry Potter.

Varvara Vlasova dhe Valeria Shirshova, të dyja 12 vjeçe, kishin bërë një video të shkurtër para se të binin nga kati i 17-të i një ndërtese në Samara, në perëndim të Rusisë.

Ato shiheshin duke qeshur para se njëra prej tyre të thoshte në kamera “makth” dhe më pas të qeshte përsëri, raportojnë mediat vendase.

Dy vajzat ishin shoqe klase, nga familje të pasura, dhe përshkruheshin si nxënëse të shkëlqyera që shkonin rregullisht në shkollë.

Ato raportohet se kanë rënë nga 60 metra lartësi në pallatin ku jetonte Varvara, e cila ishte gjithashtu modele për fëmijë.”Life” citonte burime policore të thonin se vajzat ishin bashkuar në një grup në rrjetet sociale i cili “u caktonte atyre detyra”.

Prindërit e dy vajzave besonin se grupi i tyre ishte “i lidhur me tematikën e Harry Potter” dhe se ishte “i padëmshëm”.

Policia po kontrollon tashmë faqet e vizituara prej tyre. Rusia ka parë kohët e fundit një seri “vetëvrasjesh” të fëmijëve, të lidhura me grupe djallëzore interneti që nxisin fëmijët e pafajshem e naivë t’i japin fund jetës së tyre.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re