Lajm i trishtë vjen nga Gjermania! Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld. Ngjarja e trishtë është konfirmuar dhe nga familjarët e të ndjerit. 

Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga një restorant. Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.Deri tani, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar të dyshuarin/it. 

Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013. Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019. 

PANORAMASPORT.AL

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re